Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se pronari i vërtetë i kompanive të inceneratorëve është kryeministri Rama.

Ai u shpreh se ndryshe kreu i qeverisë nuk do firmoste për kompani që nuk janë të regjistruara apo të prekte fondin rezervë të Këshillit të Ministrave.

Fjala e Berishës:

Gjuhë ordineri. Argument i vetëm që nuk vjedh ka gjatësinë trupore.
Në aferën 420 mln njeriu i parë kryesor ka emrin Rama. Po jua them një ish kryeministër. Nëse do të funksionojë në interesin tuaj e ka të thjeshtë, vetëm zbaton ligjin. Rama në aferën e inceneratorëve, pasi ministri i Mjedisit i dërgoi shkresë agjencisë së prokurimeve për të diskutuar në lidhje me djegësat, Edmond Ahmeti i kthen përgjigje të prerë që kjo formë nuk ekziston në ligj. I dërgohet shkresa e dytë në nëntor Ahmeti kthen të njejtën përgjigje. negociatë e mbyllur nuk njihet në ligj, ja nis kokës dhe Agaçit, përgjegjës direkt për ligjshmërinë e akteve të qeverisë. Por Edi Rama pavarësisht nga ky vendim i prokurimeve, firmos për kontratën me negociatë të mbyllur. një kryeministër kurrë nuk e bënte këtë nëse sdo ishte kompania e tij. Së dyti, Rama është kryesor jo se është kundërshtari im, Koka nuk kishte një qindarkë në buxhetin e ministrisë, s’mund të merrte asnjë qindarkë, buxheti votohet këtu, në buxhet ka një fond, i emergjencës rezerve i KM. Atë fond veç kryeministrit e ministrit të Financave se prek njeri. Rama vuri në funksion të djegësit për të vjedhur fondin rezervë të Këshillit të Ministrave. Kur ndodh kjo? kur sipërmarrja është e jotja. Pronarët e sipërmarrjes janë rama i pari. Shkojmë më tutje. u morën paratë rezervë e u përdorën për tu vjedhur kë inceneratorët. kushtoi i pari 12 mln dhe u dhanë 21.
Pasi u mor Elbasani do merrej Tirana që do ishte shumëfishe. Rama me Ahmetaj nëpërmjet Zotos, agjent e punonjës i tyre, bënë kërkesë të marrë bonus 8 përqind për djegësin e Tiranës. E bënë kërkesën në nëntor 2016.
Qytetarë nuk është kjo një vjedhje? Çdokumente duhej të vërtetohet kjo?
Më 7 dhjetor vendosim ti japim Integrated Energji bonusin 8 përqind kur ajo nuk ekzistonte askund.

Armand Josifi, për shuma përrallore me Bitcoin, sështë gjë Forex, 2.2 mld dhe rezultati ikën Gledis Nano, nuk lejohet ish shefi i SHIK të marrë detyrën se më spiunon. Rezultati SPAK i partisë nuk heton.

Vjedhja është evidente sipërmarrja është e Ramës, Agaçit, Ahmetaj e Veliajt. Implikimi i Olsi Ramës me Armand Josifin është ortakëri, implikimi me Xhackën është ortakëri. pse dilni nga afera në aferë, e kuptoni çfarë vështirësie është të rrimë në këtë Kuvend me ju?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb