Analisti Mustafa Nano ka kërkuar nga organet e drejtësisë t’i shkojnë dëeri në fund hetimit për inceneratorët duke e konsideruar si patatja më qe nxehtë në duart e drejtësisë së re.

I ftuar në një studio televizive, Nano tha se po paguhen para për një proces që nuk kryhet fare.

Ai tha se Rama nuk duhet të heshtë por duhet të mbajë një qëndrim politik duke kërkuar hetim urgjent për këtë çështje.

 

Intervista e plotë

1-Incineratori i Tiranës po merr para pa ekzistuar. Fakt që u pranua sot nga administratorja e kompanisë në Komisioin Hetimor Parlamentar. A duhet të mbajë dikush përgjegjësi? Në nivel lokal dhe qendror….

Janë paguar para për një proces që nuk kryhet fare dhe nuk e marr vesh këtë kurajë të njerëzve të ndryshëm për të bërë gjëra të tilla. Jam informuar dhe më rezulton se dhe më i korruptuari në zyrat e shtetit ka frikë nga përgjegjësia, çdo njeri e ka këtë qasje me rregullat me ligjin, ndërsa këtu… unë pres të veprojnë organet, ka një problem e gjithë kjo ngjarje nuk di nëse duhen besuar akuzat që vijnë nga opozita por disa gjëra janë pranuar, pra ka një problem dhe kësaj duhet ti shkohet deri në fund.

2-Si mund të zvarritet kaq shumë një skandal i tillë si ky i incineratorëve? Me këto prova që bëhen publike çdo ditë, a duhet të vepronte me ritëm më të shpejtë Prokuroria?

Tani këtu ka nis si proces kemi arrestimin e një ish-ministri, prokuroria nuk mund të themi se po rri, por presim që ajo të jetë më e shkathët. Është arrestuar një ish-ministër dhe nuk është pak, një proces ka nisur por se kuptoj pse ka një ngecje tani. Ndoshta ata janë duke punuar dhe mund të kemi veprime.

3-A është skandali i incineratorëve një provë, le ta quajmë ekzistenciale, për drejtësinë e re?

Duke qenë se është krijuar një komision parlamentar për këtë gjë po flitet, mendoj se kjo është patatja më e nxehtë në duart e këtyre strukturave dhe kanë rastin më të mirë për të vërtetuar se me reformën është bërë një punë e paqme por e shoh si një sfidë të madhe për këto struktura.

4-Ka që thonë se reforma në drejtësi po jep rezultate, referuar dënimit të ish-ministrit të Brendshëm apo arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit. Por a mund të ketë vazhdimësi kjo drejtësi nëse përveç pasojave penale për “ish-ët” nuk prodhon edhe pasoja politike?

Ky është një proces tjetër që s’ka lidhje me drejtësinë. Ne nga drejtësia presim të bëjë punën që i takon pastaj pasojat e tjera pritet të diskutohen në mjedise politike. Ne nga drejtësia presim zbardhjen e të vërtetës duke i shkuar deri në fund.

5-Nëse skandali i incineratorëve prodhon tjetër proces penal ndaj ndonjë zyrtari apo ish-zyrtari tjetër të qeverisë. A duhet të dorëhiqet edhe shefi i tyre, kryeministri Rama?

Kjo është një situatë ku Rama duhet të mbajë qëndrim nëse s’ka të bëjë fare më këtë gjë, ai duhet të mbajë përgjegjësi duhet të kërkoj hetim urgjentisht të tregojë se është i interesuar. Heshtjen e Ramës nuk e kuptoj. Për dorëheqje nëse ai nuk distancohet qartë dhe nëse del se ai është i implikuar në këto varet nga ato që do dalin por në këto momente do të kërkoja interesim duke kërkuar zbardhjen urgjente dhe në mënyrë të plotë të kësaj çështje. Rama ka dijeni për kompanitë që kanë marrë përsipër këtë gjë, por operacione financiare nuk besoj se kalojnë duke marrë kryeministrin si rrugë. Nëse Rama do ishte pjesë e këtij procesi besoj se do thoshte stop, por ai duhet të mbaj një qëndrim politik dhe të demonstrojë se ai vetë është i interesuar që kjo të zbardhet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb