Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi vijon me denoncimin sa i takon aferës së inceneratorëve. Mbrëmjen e sotme ajo deklaroi për ‘5 pyetje’ se kompanitë që kanë bërë evazion iu janë shitur pensionistëve për të mbuluar gjurmë.

Kryetarja e LSI denoncoi sot rastin e dy të moshuarve, Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, të cilët rezultojnë me pasuri marramendëse, pasi thuhet se kanë ‘blerë’ një biznes 30 milionë dollarë.

“Në pamje të jashtme këto kompani janë në rregull. Në sistem financiar në sistemin e letrave hyrje-dalje këto janë në rregull por lëvizje malli në qarkullim këto nuk kanë. E çfarë kanë bërë këta? Për të mbuluar gjurmët këto kompani të gjitha i kanë shitur në të dytë. Lumi 6 ka shitur kompaninë prej 7 milionë dollarësh xhiro dy pensionistëve, Thanas Canit dhe Haxhire Gurakuqit më fal që iu përmend emrat. Njëri është 94 vjeç tjetra është 95 vjeç. Të cilët në 2019 kanë blerë kompani të cilat kanë bërë evazion fiskal, kanë lëshuar fatura për inceneratorët. Pse është bërë kjo? Kjo është bërë që nesër. Kanë lëshuar fatura për beton, asfalt, godina ndërtimi, lëvizje dhera…”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb