Në studion e emisionit “Open” në News24 po diskutohet mbi aferën e inceneratorëve.

Analisti Rredi Shehu u shpreh se aferat e mëdha rrëzojnë  qeveri në botë, ndërsa shqiptarët janë akomoduar me korrupsionin akut.

Pedagogu Altin Zaloshnja, u shpreh se ata që kanë abuzuar me paratë e qytetarëve duhen çuar para drejtësisë.

Pjesë nga biseda në studio:

Rakipllari: Hila pse u bë deputet Bllako? Ku kemi të bëjmë me një aferë, kemi të bëjmë me përgjegjësi penale dhe politike. Kryeministri e ka quajtur këtë si histori suksese, ndërsa SPAK, thotë që është akt korruptiv. E ka mbrojtur vetë këtë aferë. Përgjegjësin politike nuk e merr sërish.

Hila: Nuk e di si është situata më inceneratorët në mënyrën e pagesës. Por nëse punonjës se kuptoj se veprohet kështu.

Rakipllari: Ku e di ti ku i çon ai ato para? Ai është në kërkim.

Hila: Nga ana kontraktuake është i detyruar ta japë.

Shehu: Është afera më e madhe në korrupsion, si asnjë tjetër. Emblema korruptive nuk mund të mbrohet por ajo që më shqetëson më shumë është korrupsioni akut. I cili është futur në të gjitha molekulat e qytetarëve dhe është bërë pjesë e ndërgjegjes sonë. Kam frikë se në 14 maj, çështja e inceneratorëve nuk do të ndikojnë në votim. Jemi akomoduar me korrupsionin akut. Kjo lidhet me me sistemim prej 30 vjetësh. Reagimi ynë është i zbehtë. Kryeministri nuk jep dorëheqjen se nuk ka kulturë të tillë, por ne me votë gjithsesi nuk e largojmë.

Sula: Nuk janë të gjithë të korruptuar.

Hila: Njerëzit janë të korruptuar , Blejnë vota.

Sulo: Vota bëhet pa reagim.

Shehu: Janë afera të mëdha që mund të rrëzojnë çdo qeveri në botë. Ky është rasti që tregon se jemi akomoduar me regjimin.

Rakipllari : Jemi akomoduar me regjimi autoritar. Regjimet nuk rrëzohen me votë, në fund fare ndryshohen por nuk bihen. Po flasim nga historia.

Shehu: Demokracia totalitare, ku procesi është i rregullt, po fasada ëhstë tjetër.

Rakipllari: jemi në fazën ku nuk ka filluar ende revolta.

Zaloshnja: Fakti që ka ndodhur kjo aferë nuk justifikon metodën. Fakti që pastrohet qyteti nuk justifikon kompaninë e zgjedhur. Kjo është një putinizëm i vërtetë. Kush e ka dhënë këtë tender? ‘Follow money’. Duhet ndjekur kush e ka dhënë tenderin. Të gjitha aferat duhet të vijnë para drejtësisë. Ata që anë abuzuar me lekët e popullit duhet të cohën para drejtësisë.

Lubonja: Totalizimi lidhet me regjimet totalitare, ku njeriu nuk ka mundësi për të menduar ndryshme . Ndërsa ne jemi në një regjim autoritar. Edhe Putin ka opozitë, për janë sa për fasadë. Këtu nuk është bërë vetëm korrupsion vetëm në nivele të larta, por u ndryshua dhe vizioni për mbetjet. E ndryshuam për t’ua dhënë njerëzve që s’kishin asnjë biznes. Këtu është ndërtuar një skemë e tërë kriminale. Kjo ndodh vetëm ë një regjim super bandesk.

Shehu: Incernaratorët tregon se sistemi është totalitar.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: