Teksa në Komisionin Hetimor parlamentar për inceneratorët dëshmonte kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, Kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku theksoi se dokumentet faktojnë se nga viti 2018, herë Dako dhe herë Sako kanë bërë gjithçka që Bashkia Durrës t’i depozitonte në Inceneratorin e Tiranës.

Sipas Tabakut, kontrata do iu kushtojë qytetarëve 10 mln euro për koncesionarin dhe 15 mln euro për transportin, ndërsa tarifat e pastrimit rriten me 60%.

“AKUM-i i drejtuar nga Alqi Bllako babai i të cilit ishte i punësuar tek Inceneratori i Tiranës, ka ushtruar presion ndaj Bashkisë Durrës që mbetjet të depozitoheshin në Landifillin e Sharrës në Tiranë.

Bashkia Durrës ka lidhur një kontratë që do t’i kushtojë qytetarëve 10 mln euro për koncesionarin plus 15 mln euro të tjera për transportin çka sjell rritje me 60% të tarifave për pastrimin për qytetarët e Durrësit.
Sa herë vjedhin Sako, Dako dhe Bllako, pasojat i paguan qytetari durrsak” tha Tabaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb