kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të kalojë në sekondë me Partinë Demokratike, nëse vërtetohet se kontrata për inceneratorët kushton 430 mln euro.

Ai tha më tej se shteti shqiptar nuk mund të pyetet për çështje që kanë të bëjnë me suprevizorët dhe jo drejtpërdrejt me qeverinë.

Debati:

Rama: Unë kam gjatë gjithë kohës të drejtë. Kam të drejtë sepse jam dëshmitari dhe duhet të trajtohem me respekt si i tillë. Unë e kam te 430 mln, unë e di që do të arrijmë atje, se ju ku arritët gjithë atë kongres. Në të gjitha rastet, nëse aty ka pastrim parash.

Nuk pastrohen paratë e buxhetit të shtetit zonjë, sepse nuk kanë nevojë të pastrohen. Nëse më pyesni mua se përse nuk ka funksionuar shteti, unë s’jam shteti, por kryeministri. Shteti ka funksionuar sepse organi i akuzës ka ngritur një akuzë. Reforma në Drejtësi… Ju shkelni ligjin që bëni akuza penale. Unë them që me ministrin e Mjedisit kam punuar shkëlqyeshëm, nëse ai jashtë kësaj marrëdhënie pune ka bërë ato që thuhen sigurisht këtu nuk është arsye për të thënë që impianti nuk funksionon, është diçka individuale dhe shteti po punon. Imagjinoje tani sot kemi një ministër të dënuar dhe një tjetër të akuzuar në arrest atje. Të dy nga një shumicë në një vend, ku jo para 100 vitesh prokurores së përgjithshme i thuhej lavire, urdhrave të saj i thoni mos e zbatoni. Lavire prokurores i ka thënë kryetari yt, që sot e mohoni. Ai i ka thënë një gruaja lavire. Sot i keni kthyer legjendarit kurrizin sepse jeni me Amerikën.

Tabaku: Mund ta ulim zërin.

Rama: E pranoj, në momentin kur më kujtohet se cfarë dedirantash i keni ngirutr atij burrit dhe sot i keni kthyer kurrizin…

Taaku: 7×7 baraz 42 si Lefter Koka në burg.

Rama: Ka një fjalë në libra të shenjtë që thotë mos ia bej tjetrit atë që s’donit të bënit ty. Kurrë mos ardhur dita, në këtë rast ju, të shkoni aty ku është Koka, ai ka nënë, familje dhe ju nuk e përdorni këtu në njëri që është në atë hall ta paguajë nëse e ka bërë, por nuk mund ta ndërmendi nëpër gojë. Këto i bënin vetëm prokurorët e asaj kohës tjetër.

Tabaku: Ju dëgjova, faleminderit. Impianti i inceneratorit të Elbasanit ka kushtuar gjysmën e…

Rama: Sipas jush

Tabaku: Sipas shtetit shqiptar

Rama: Si sipas shtetit, e bazuar në juridiksione analfabete.

Tabaku: Pyetja lidhej me faktin që këto kompani kanë paguar veten, siç e kompanuan administratorët. ashtu siç u pranua nga disa zyrtarë të shtetit shqiptar që nuk i kanë kontrolluar dot. Kompania e auditimit, e përcaktuar nga kompania koncesionare dhe e mbikëqyrjes në këtë rast janë marrë për të mirëqena. Shteti shqiptar çfarë roli ka pasur në zbatimin e kësaj kontrate që unë do të vërtetoj se kushton 430 mln euro?

Rama: Sekondën që unë do të shoh këtë vërtetim do të kaloj direkt me partinë që ka mbetur atje e bashkë me ty do e kapim të gjithë organizatën kriminale. Ndërkohë deri në këtë sekondë që nuk do të vijë kurrë… Ajo që kuptoj është që ju nuk e keni idenë se si funksion shteti. Ju i kërkoni shtetit gjëra që i kërkohen suprevizorëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb