Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, vijon denoncimet për aferën e inceneratorëve.

Vasili shkruan në “Facebook” se i është drejtuar me një letër zyrtare Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizime Tiranë, duke i kërkuar informacion lidhur me tenderat për matësa të fituar nga kompania ITS, me aksioner kryesor Klodian Zoton.

Postimi i Vasilit:

Ne vazhdim te zbulimit te oktapodit te inceneratoreve!((Dokumenti)
I jam drejtuar me leter zyrtare Drejtorise se Ujesjelles Kanalizimeve te Tiranes ku i kerkoj informacion lidhur me tendera per matesa te fituar nga kompania ITS me aksioner kryesor Klodian Zoton e inceneratoreve.
Eshte e qarte, por po qartesohet edhe me mire se oktapodi i inceneratoreve ka shtrire kembet gjithandej ne parate publike, qe administron rilindja.
Keto do te ishin te tjera fakte renda qe lidhen me oktapodin e inceneratoreve, pas faktit kur Bashkia e Tiranes dhe Qeveria, te cilat ne shperdorim flagrant te detyres dhe te interesit publik lane peng token shteterore dhe pronat, qe Kompania e Inceneratoreve te merrte 8 milion euro kredi nderkohe, qe ishte nen hetim nga SPAK.
Apo kur Bashkia e Tiranes mori 12 automjete per perdorim nga Kompania e Inceneratoreve te Tiranes me sebepin e pandemise, kur kjo kompani s’kishte asnje lidhje me shitjen apo dhenien me qira te automjeteve.
Shpresoj qe keta te Drejtorise se Ujesjelles Kanalizimeve te jene te sinqerte ne pergjigjen e tyre, per te miren e tyre dhe te interesit publik!

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb