Gjykata e Lartë lë në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, duke mos i pranuar kërkesën për ndryshim mase.

Vendimi i Gjykatës së Lartë mësohet se është marrë në të njëjtën ditë me vendimin e Gjykatës së Posaçme e cila pranoi kërkesën e ish-deputetit Alqi Bllako për masë më të lehtë, duke e çuar në arrest shtëpie.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar SPAK urdhëroi prangosjen e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e inceneratorit në Elbasan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: