Sokol Hazizaj, avokati i ish-deputetit socialist Alqi Bllako, në një komunikim për mediat tha se çështja penale ndaj këtij të fundit duhet pushuar. Ndërkohë shtoi se Bllako nuk cilësohet zyrtar i lartë, por funksionar publik.

“Unë vazhdoj të them se akuza sa i përket në themelit të saj në korrupsion nuk ekziston tek Alqi Bllako. Ndonëse gjykata arriti ta artikulonte përgjysmë atë që ne i kemi thënë. Ne do të vazhdojmë ti mëshojmë faktit për të artikuluar atë që nuk ka ndodhur me Alqi Bllakon.

Ndaj për këtë çështja penale ndaj Alqi Bllakos duhet pushuar. Është një dispozitë është për funksionarë të lartë publikë dhe të zgjedhur, tjetra vetëm për funksionarë.  Unë e kam thënë se nuk është funksionar i lartë publikë asnjëherë.  Është detyrë e gjykatës së Themelit për miratimin ose jo të gjykimit apo rritjes së gjykimit të shkurtuar”, tha Hazizaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb