TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha vijoi sot denoncimet për inceneratorin e Tiranës.

Berisha akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se në kundërshtim me çdo ligj ka vendosur të ndërhyjë në kontratë gjë e cila është tagër vetëm e autoritetit kontraktues, për të rritur me 19,6 milionë euro vjedhjen e tij në djegësin e Tiranës.

Berisha tha se Veliaj vendosi që sasinë tavan nën të cilën taksapaguesit do të paguanin çdo qindarkë ndërmarrjes së Erion Velisë, ta rrisë nga 700 ton në 800 ton.

“Dora e zezë e vjedhjeve në aferën e shekullit, djegësin e Tiranës e delikuentit Erion Veliaj nuk ka të ndalur. I amnistuari, Erion Veliaj, pasi ka zëvendësuar praktikën e trajtimit të mbetjeve të Tiranës me landfill, seleksionim, riciklim, me praktikën e koncesionit e djegieve të tyre.

Pasi ka zëvendësuar praktikën e tenderimit publik me çelësa në dorë, siç janë prokuruar djegësat e Elbasanit dhe Fierit në praktikën e dhënies me koncesion tek privati, lexo sipërmarrja e tij për 30 vite djegien e mbetjeve të Tiranës, pasi ka firmosur pa u mbledhur ndonjëherë për Këshillin Bahkiak të Bashkisë së Tiranës, dhe Këshillin e Qarkut të Tiranës për financimin e djegës e djegësit të tij me 90 milionë euro, duke falsifikuar në mënyrën më monstruoze një vendim që shkon në 90 milionë euro për një sipërmarrje e cila do të themelohej vetëm 6 muaj më vonë. Nuk ekzistonte në asnjë regjistër përveç kokës së Erion Veliajt.
Pasi ka dhënë 5 herë me shkrim garanci për leverdishmërinë e studimit të fizibilitetit të refuzuar në mënyrë të vendosur nga Ministria e Financave”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi se, “pasi është bërë promotor kryesor në komisionin e koncesioneve për t’i dhënë 8 pikë kompanisë së tij që do të themelohej vetëm një ditë para se të shpallej fitues, pasi ka firmosur se do të kontrollojë çdo ditë dhe do të raportojë çdo muaj ecurinë e punimeve në 5 objektet e djegësit të Tiranës dhe nuk e ka bërë asnjë ditë, asnjëherë deri sot, Erion Veliaj ka kryer një akt tjetër antiligjor për të vjedhur edhe 19.6 milionë të tjera”.

Sipas Berishës, fitimi i Veliajt dhe klanit të plehrave kalon 1 miliardë në 30 vite.

“I amnistuari i SKAP-it të partisë, Erion Veliaj në kundërshtim me çdo ligj ka vendosur të ndërhyjë në kontratë, gjë e cila është tagër vetëm e autoritetit kontraktues, dhe i askujt tjetër, e qeverisë pra, dhe jo e bashkisë.
Në një mbledhje të Këshillit Bashkiak, ky hajdut delinkuent, që nuk ka kufij në vjedhjet e tij, vendos që sasinë tavan ndën të cilën taksapaguesit do të paguanin çdo qindarkë ndërmarrjes së Erion Veliajt ta rrisë nga 700 ton në 800 ton.
Për ta pasur të qartë ata që na ndjekin. Në rast se në një vit të dhënë, mbetjet e Tiranës që depozitoheshin gjatë atij viti ishin 550 mijë ton, apo 600 mijë ton, atëherë qeveria duhet të financonte koncesionarin edhe për 100 tonët që mungonin në ditë, kjo nuk i mjaftonte Erion Veliajt.
Ky mbledh Këshillin Bashkiak dhe vendos në mënyrë absolutisht antiligjore, vetëm për të vjedhur, që ky tavan mos të jetë 700 por të jetë 800, duke dëmtuar çdo ditë”, tha ai më tej.

Berisha theksoi se shuma e dëmit ditor për 30 vite shkon në 19.6 euro.

“Kështu që krimi është i shëmtuar, ky është një hajdut i shpërfytyruar. Është në turpin ekstrem të atyre që guxuan të amnistojnë një hajdut të tillë.
A mundet të nxirret mbi ligjin ky hajdut që nuk njeh ligj e as moral. E çon në 800 ton, në një kohë kur studimi i fizibilitetit i dorëzuar nga pronarët në letra Zoto dhe Mërtiri, kishte nxjerrë shifrën 700 ton. E kuptoni ju se ju?
Mirëpo, kjo lëvizje nga 700 në 800 ton, kjo do të thotë një faturë jo më 450 milionë euro, vetëm me mbetjet e bashkisë kjo shkon në 470 milionë euro. Të marrin parasysh pastaj mbetjet e biznesit. Pra, në këtë mënyrë fitimi i Erion Veliajt dhe klanit të plehrave të djegësit Veliaj kalon edhe mbi 1 miliardë në 30 vite”, tha Berisha.

Ai deklaroi se SPAK-i i partisë e ka amnistuar Erion Veliajn, qytetarët e Tiranës nuk do ta amnistojnë atë.

“Qytetarët e Tiranës do ta kapin prej zverku, dhe do ta çojnë aty ku e ka vendin, aty ku e meriton vendin.
Prandaj edhe i them, shko vetë më mirë se nuk ka forcë në botë që të amniston me këtë krim të shëmtuar që ke kryer”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb