Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, në studion e “Open” në News24, ndërsa fliste për aferën e inceneratorëve, ka zbuluar se ka dërguar disa letra në institucione por se nuk ka marrë përgjigje prej tyre pavarësisht se për një gjë të tillë detyrohen nga ligji.

Ajo u shpreh se është kryer një preventiv i asaj që duhej të ishte inceneratori i Tiranës, dhe sipas saj ka disa filmime që ende nuk janë bërë publike.

Mentor Kikia: Deri tani ka një ish-ministër të vënë nënë akuzë jo sepse duhej ndërtuar apo jo inceneratori, sepse janë projekte në kundërshtim me ligjin për mjedisin dhe direktivat europiane. Ish-ministri është në burg si i dyshuar se pronari i inceneratorit të Elbasanit i ka ofruar një ryshfet në këmbim të lehtësirave për marrjen e lejes.

Me të gjitha mëkatet që mund të ketë, nuk ka mbi supe aferën e inceneratorëve. Deri këtu është akuza. Pjesa tjetër nuk është zënë me gojë.

Fieri është çështja e shkakut të lëvizjes nga një vend në tjetër dhe pazarit për çmimin e tokës truall. Sërish nuk është prekur duhej apo nuk duhet, si u ndërtua dhe me sa.

Projekti i Tiranës është më shumë se incenerator është menaxhim mbetjesh, ndarje në burim, incenerim. Forma e buxhetimit nuk është si dy të parat.

Qeveria një natë të bukur i dha Gugallës 21 milion euro hipotekoi si pasuri inceneratorin i cili nuk ishte ndërtuar. Në Tiranë është një projekt që financohet nga bashkitë e qarkut dhe qeveria në afat të gjatë. Historia abuzive është dyshimet për çmimin dhe pse nuk është nisur ndërtimi, çfarë është ndërtuar deri tani.

Çfarë ju keni konstatuar shkelje në projektin e menaxhimit të mbetjeve në Tiranë, për të mos thënë inceneratori sepse nuk ekziston?

Kryemadhi: Nuk i kemi hyrë ligjit të mbetjeve.

Tirana ka vetëm disa kapsula betoni. Nuk ka një studim të studimit mjedisor për ndotjen mjedisore, vendosjen e filtrave etj.

Problemi është që në 128 mln euro, ku është investimi dhe cili është problemi që qeveria, Ministria e Financave, bashkia e Tiranës, që nuk bëhet transparente që deri sot janë investuar x para beton, x para rrush, x para banane… Këtë nuk e kërkoj dot unë. Por si deputetet që i kam dërguar letra institucioneve nuk më kanë dërguar përgjigje edhe pse e kanë me detyrim të më përgjigjen.

Të thonë nga faturat 800 mijë euro, Zoto ka paguar bileta avioni gjatë pandemisë.

Kikia: Shkelja pra është që duhet të ishin investuar 128 mln euro aty ka gropa që ju thoni nuk kushtojnë aq.

Kryemadhi: Të më vërtetojnë që janë aq. Fushën e kam filmuar vetë dhe kam filmuar edhe gjëra të tjera. Inflacioni i informacionit fajëson Monikën. Merrni pak nga pak e i përtypni. Është një kapanon aty që nuk kushton më shumë se 500-600 mijë euro. Kemi bërë preventim nga ajri dhe brenda. Ka disa kontenierë dhe një peshore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb