Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pasi publikoi sot disa materiale shtesë me ato që i cilëson prova për të dëshmuar skandalin në inceneratorin e Tiranës, që i ka depozituar në SPAK, i bën thirrje këtij institucioni që të vijojë hetimet.

Në një dalje për mediat Kryemadhi tha se qytetarët presin që të veprojë drejtësia.

“Kush ka sy të shohë, e kush ka veshë të dëgjojë, e kupton qartë rolin e kryetarit të bashkisë Tiranë, për të bërë të mundur realizimin e koncesionit korruptiv të Tiranës. Qytetarët presin që sy dhe veshë të ketë drejtësia.

SPAK të mos shkojë me pushime, por të vendosë para drejtësisë shkelësit e ligjit dhe të gjithë procedurave shtetërore. Erion Veliaj gënjen në komisionin hetimor: thotë se ka një germë G në Vendimin e Këshillit Bashkiak, kur JA, shikojeni, ku ka një germë G në këtë vendim që ai i referohet.

Edhe sikur të kishte, ky vendim daton 1 muaj, pasi kontrata koncesionare ishte miratuar; dhe Erion Veliaj e kishtë dhënë dakordësinë e Bashkisë Tiranë për të marrë përsipër 91 milionë euro pagesa, siç kërkohej paraprakisht për të vijuar procedurat koncesionare.
Inceneratorët janë simboli i qeverisjes së vendit dhe koha nuk pret. Nuk duhet të ekzistojë asnjë hezitim, asnjë arsye për intimidim, asnjë konflikt interesi, me të afërm në punë, apo leje pallatesh në Tiranë, Durrës, apo në çfarëdo qyteti të vendit.
Këto probleme i kishte drejtësia e vjetër, ndërsa ne presim, shpresojmë dhe do mbështesim me fakte, prova dhe angazhim të përditshëm, që prokurorët e SPAK të bëjnë detyrën dhe ti shërbehet mbi të gjitha interesit qytetar.

Paratë e inceneratorët janë para që përdoren për dezinformim dhe për të varfëruar shqiptarët, Ajo që nuk është në rregull është se drejtësia e munguar sot, në këtë rast për incenertaotët nuk bën gjë tjetër veçse lejon grabitjen e jetës së shqiptarëve. Unë këtu jam, këtu do jem dhe nuk do të ndalem çdo ditë duke denoncuar dhe do shoh hap pas hapi Veliajn që mundohet të intimidojë apo të blejë në drejtësi, media, apo biznes.”, tha Kryemadhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: