TIRANE- Kreu i Departamentit të Mjedisit pranë Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka treguar një të vërtetë të hidhur për banorët, të cilët sipas tij, do të shpronësohen për tokat ku do të ngrihet inceneratori i Tiranës me një shifër qesharake.

Malltezi ka ndërhyrë në dëgjesën rutinë, që përfaqësues të qeverisë sot po mbanin një takim shpjegues për banorët e kësaj zone. Në fjalën e tij, Malltezi deklaroi se skema që përdor qeveria për shpronësimet, do të grabisë plot 128 milionë euro, ndërkohë sipas tij, banorët do të kompensohen me dy euro. Ai shprehet se kjo shifër është aq sa kushtojnë dy stilolapsa.

“Unë dua të marr vesh se me cilën prej këtyre 20 kompanive guackë po flasim sot? . Sepse sot po flasin disa ekspertë mjedisi, po kjo histori ka katër vjet që është histori korruptive, është subjekt i ligjit Antimafia, se këtu po vidhen 128 milionë euro ndërkohë që fshatarëve nuk u jepet as dy euro, çmimi i tokës. Është gënjeshtër ajo që u deklarua këtu më përpara që thanë se nuk është caktuar akoma çmimi i tokës. Sa për dijeni tuaj, ka dalë VKM-ja dhe ka caktuar fondin e shpronësimeve. Fondi i shpronësimeve tuaja sipas VKM-së që ka dalë para disa muajsh është sa për dy stilolapsa. Në rast se jeni ju jeni dakord me dy stilolapsa, dakord. Zotërinjtë po vjedhin 128 milionë euro! 128 milionë euro ndërkohë që fondi i shpronësimeve është 2 milionë euro”, tha Mallltezi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb