Partia e Lirisë deklaroi sot se vjedhja është arsyeja pse qytetarët kanë taksat më të larta në Shqipëri dhe nuk marrin shërbime.

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka doli sot para mediave për inceneratorin e Tiranës dhe akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se mashtron dhe vjedh qytetarët.

Caka tha se në kontratën 30-vjeçare të inceneratorit që nuk ekziston, thuhet se kompania që ka marrë deri tani 54 milionë euro, duhet të kryejë ndarjen, riciklimin dhe djegien e mbetjeve, por shqiptarët kanë parë me fakte se aty ndodh vetëm një proces, ai i groposjes. “Pra, shqiptarët kanë paguar edhe për ndarje e riciklim të mbetjeve, të cilat nuk kryhen. Aty, kryhet vetëm një groposje primitive, që rrezikon seriozisht ujërat nëntokësore dhe ambientin”, tha Caka.

Sipas saj, Veliaj, i detyrohet shqiptarëve të paktën 1.3 miliardë eurot e buxhetit të Bashkisë në 4 vitet e fundit, të cilat i ka vjedhur e shpërdoruar.

DEKLARATA E PLOTË
Erion Veliaj vazhdon të mashtrojë për përgjegjësitë e rënda që ai ka për bashkinë që drejton që prej 2015-ës.
Erion hajduti, që iu vjedh shqiptarëve 29 Euro/ton ose 80.000 Euro/ditë, për procesin e pretenduar të djegies së mbeturinave, deklaron se nuk mban përgjegjësi për atë çfarë ndodh pasi plehrat dorëzohen në derën e kompanisë që ka marrë koncesionin 30-vjeçar të incenerimit të mbetjeve.

Erion Veliaj, që firmosi nëpërmjet Taulant Tushës, mercenarit të lekëve të punëve publike në Bashkinë e Tiranës, mashtron dhe përpiqet t’i shmanget përgjegjësisë që rëndon vetëm mbi të, duke thënë se nuk është detyra e tij të dijë çfarë ndodh pas dorëzimit të mbetjeve në dyert e kompanisë. Por ky është një mashtrim i madh, sepse Erion Veliaj ka firmosur pa vendim të Këshillit Bashkiak, duke ia rrëmbyer kompetencat këtij Këshilli, që 130 milionë euro nga taksat e banorëve të Tiranës, t’i shkojnë një kompanie që nuk përmbush detyrimet për të cilat paguhet.
Pra, Erion Veliaj grabit miliona euro të qytetarëve me ndërgjegje të plotë, pasi në kontratë është e qartë që i gjithë kontrolli për kryerjen e ndarjes dhe riciklimit të mbetjeve, i takon Bashkisë së Tiranës.

Në kontratën 30-vjeçare të inceneratorit që nuk ekziston, thuhet se kompania që ka marrë deri tani 54 milionë euro, duhet të kryejë ndarjen, riciklimin dhe djegien e mbetjeve, por shqiptarët kanë parë me fakte se aty ndodh vetëm një proces, ai i groposjes. Pra, shqiptarët kanë paguar edhe për ndarje e riciklim të mbetjeve, të cilat nuk kryhen. Aty, kryhet vetëm një groposje primitive, që rrezikon seriozisht ujërat nëntokësore dhe ambientin.
Kryhet një groposje primitive dhe e njëjtë me atë që kryhet në Bashkinë e Shkodrës, por për shkak të hajdutërisë së Erion Veliajt, qytetarët paguajnë 2 herë më shumë, plot 29 Euro apo 35 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që në Bashkinë e Shkodrës paguhen vetëm 16 mijë lekë të vjetra.

Për shkak të kësaj vjedhjeje, nuk ka fonde për periferitë e Tiranës, ku rrugët e brendshme janë në gjendje skandaloze, ku ujërat e zeza dalin në sipërfaqe, si pasojë e amortizimit të kanalizimeve. Po për shkak të kësaj vjedhjeje, fëmijët vazhdojnë shkollën me turne, uji i pijshëm vjen me orar e është i pakonsumueshëm, duke detyruar qytetarët ta blejnë me bote.

Vjedhja është arsyeja pse qytetarët e Tiranës kanë taksat më të larta në Shqipëri, por pavarësisht taksave, nuk marrin shërbime.

Mirëpo pavarësisht fshehjes që tenton Erion Veliaj, Partia e Lirisë është e vendosur t’i çjerrë gjithë propagandën që Erion Veliaj shpërndan me kaseta të montuara.

Do t’u tregojmë çdo ditë shqiptarëve që Erion Veliaj ka përgjegjësinë kryesore në vjedhjen që ndodh në inceneratorin që nuk ekziston e po ashtu do t’u tregojmë shqiptarëve se si Erion Veliaj i shpenzon paratë e vjedhura të qytetarëve, duke lënë Tiranën në mjerim e duke shpërdoruar paratë në udhëtime nëpër Europë.
Paratë e shqiptarëve shpërdorohen për udhëtime qejfi, për kaseta të montuara, për tendera që i fitojnë klientët e Erion Veliajt, por punimet i kryen Bashkia e Tiranës, për 8000 këshilltarë e patronazhistë te punësuar në Bashkinë e Tiranës, me qëllim amplifikimin e propagandës së Erion Veliajt e për blerjen e mbylljen e gojëve kritike apo mediave që iu tregojnë shqiptarëve fytyrën e vërtetë të Erion Veliajt.

Erion Veliaj, i detyrohet shqiptarëve të paktën 1.3 miliardë eurot e buxhetit të Bashkisë në 4 vitet e fundit, të cilat i ka vjedhur e shpërdoruar.

Por pavarësisht të gjitha tentativave, Erion Veliaj ka dalë lakuriq përpara të gjithë shqiptarëve, të cilët më 14 Maj do t’a shkulin Erionin me gjithë rrënjë nga bashkia që meriton të jetë e gjithë shqiptarëve, jo vetëm e qytetarëve të Tiranës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb