FIER – Banorët e fshatit Verri kanë dalë sërish të protestojnë ditën e sotme kundër ndërtimit të inceneratorit në qytetin e Fierit.

Ata po marshojnë drejt vendit ku është programuar të ndërtohet inceneratori.

Banorëve i është bashkuar dhe deputetja e LSI, Nora Malaj Sipas qytetarëve, ndërtimi i inceneratorit përbën rrezik për ta.

“Mos të ndërtohet inceneratori pasi na rrezikohen tokat. Do përdorim çdo mënyrë për të penguar inceneratorin.,” janë shprehur banorët.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb