Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është paraqitur këtë të hënë në selinë e SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb”, se Tabaku është paraqitur në SPAK për të takuar kryetarin Arben Kraja, pasi kjo strukturë e posaçme anti-korrupsion nuk e ka thërritur për ndonjë çështje në ngarkim të tyre.

Kujtojmë që Tabaku është kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar të Inceneratorëve dhe gjatë këtyre viteve është marrë me fakte e dëshmi për këtë aferë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb