LEZHE- Një incident elektoral është shënuar ditën e sotme në komunën e Shënkollit në Lezhë. Të shtëna më armë zjarri në ajër janë dëgjaur pas një takimi që deputetja Monika Kryemadhi ka zhvilluar në këtë zonë.

Në momentin e ngjarjes deputetja Kryemadhi, bashkë me të cilën ndodhen edhe vajza e saj e madje, po dilte nga një banesë pas një takimi elektoral, ndërsa të shtënat janë regjistruar kur ajo po futej në makinë.

Në këtë takim Kryemadhi shoqërohej nga anëtarë të shtabit të kanddiatit Viktor Tushaj, dhe po drejtohej qendrës së Shën Kollit.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga incidenti elektoral i ndodhur në fshatin Rrilë në komunë e Shënkollit, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për ngjarjen.

Sipas bluve të Lezhës, është identifikuar autori i dyshuar se qëlloi me armë, shtetasi me inicialet T.F, me precedentë të mëparshëm penalë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb