Incident gjatë ndeshjes së Futbollit, Delvina-Albpetrol të zhvilluar sot në orën 13:30, në stadiumin “Panajot Pano” në Delvinë.

Policia bën me dije se një shtetas i ndodhur jashtë stadiumit, ka goditur me gurë, në drejtim të njërit prej asistentëve të arbitrit.

Si pasojë shtetasi E. P, është dëmtuar në kokë dhe është transportuar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasin A. H, cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb