Joakim Lëv, trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, nuk do të jetë në stol për ndeshjet kundër Bjellorusisë dhe Estonisë. Trajneri ka pësuar një incident ndërsa po stërvitej me peshat në palestër. Ka humbur kontrollin e shtangës, e cila i është përplasur në kraharor, duke e detyruar që të shtrohet me urgjencë në spital.

“Më duhet të qëndroj pushim për një muaj”, ka bërë me dije vetë trajneri kampion bote në vitin 2014, nëpërmjet faqes zyrtare të federatës gjermane. Lëv nuk do të jetë në stol për sfidat e qershorit kundër Bjellorusisë dhe Estonisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: