Avioni me të cilin udhëtonte Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, bëri ulje të detyrueshme pasi kabina u mbush me tym.

“Çdo gjë është në rregull dhe të gjithë janë mirë”, tha një zëdhënës i Trumpit. Sipas tij, shkak i incidentit është një “çështje e vogël mekanike”.

Avioni i Zonjës së Parë u detyrua të kthehej në zonën ushtarake në Uashington për shkak të incidentit duke shtyrë udhëtimin për në Philadelphia.

Gazetarëve në bord iu dhanë peshqirë të lagur “për t’i vënë mbi fytyrë, nëse tymi bëhet shumë i dendur”, tha një gazear i NBC-së.

Zonja Trump është dashur të udhëtojë në Filadelfia për të takuar familjet e prekura nga abuzimi me opiod, por avioni presidencial është kthyer në bazën ajrore në Merillend, nga ku është nisur.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi problemin me avionin Boeing C-32A, të identifikuar si “Ylli i shndritshëm”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb