GJIROKASTËR

Një incident ka ndodhur në nisje të ceremonisë përkujtimore në një vjetorin e vrasjes së ekstremistit grek Kostandinos Kacifas në Bularat. Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se një prej shtetasve minoritarëve grekë, pjesëmarrës në ceremoni nuk ka lejuar gazetarët shqiptarë të filmojnë meshën për Kacifas.

Duke bërtitur e përmes sharjeve, ashtu siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” ai i ka kërkuar gazetarëve të largohen. “Ça do bëni këtu? Ikni, qërohuni!”, bërtet personi në shqip. Më pas flet në greqisht, kryesisht drejtuar mediave greke. “Jeni turq, vrasës”, mësohet se iu ka thënë gazetarëve një prej personave që ndodhej në Bularat për të nderuar Kacifas.

Në Bularat për të marrë pjesë në ceremoni ka mbërritur edhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule por nuk ka dashur të flasë për mediat.

Pavarësisht këtij episodi, deri tani nuk janë shënuar incidente të tjera. Në fshat nuk ka forca të policisë shqiptare, ndoshta për të shmangur provokimet dhe përplasjet. Ndërsa një postbllok është vendosur në Jorgucat për të kontrolluar mjetet që hyjnë. Për të marrë pjesë në ceremoni kanë ardhur nga Greqia rreth 1800 persona, 500 prej të cilëve vetëm mëngjesin e sotëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb