FIER- Një incident ka ndodhur gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Fierit. Një 51-vjeçar ka tentuar të godasë gjyqtare por kanë ndërhyrë forcat e policisë, të cilat kanë bërë edhe ndalimin e tij.

Zyrtarisht Policia e Fierit bën me dije se është arrestuar Arben Myzeqari, 51 vjeç, banues në lagjen “Konferenca e Pezës” Fier.

Ndalimi i tij u bë pasi më datën 03.02.2016, ora 13:45, ka tentuar të godasë Prokuroren e çështjes, shtetasen E.SH., gjatë zhvillimit të një seance gjyqësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e Gjyqtarit” e mbetur në tentativë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: