Autobusi i ekipit të Zvicrës u përplas me një makinë policie gjatë rrugës për ndeshjen e tyre kundër Brazilit.

Ky incident krijoi jo pak frikë te zviceranët, gjithsesi, fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Pavarësisht skenës kaotike, ndeshja filloi siç ishte planifikuar, me skuadrën e Murat Yakin që mbërriti në kohë në stadiumin e Dohas. Pjesa e parë mes Brazilit dhe Zvicrës u mbyll pa gola dhe rastet nuk munguan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: