GREQI

Një refugjat sirian është plagosur me armë teksa po tentonte të kalonte nga Turqia në Greqi.

Mediat greke raportojnë se 25-vjeçari po tentonte të kalonte lumin Evros me varkë plastike kur është qëlluar.

Ai u dërgua në spitalin më të afërt pë mjekim. Nuk dihet ende nëse siriani është pikasur dhe qëlluar nga ndonjë polic apo ushtar grek.

Greqia ka shtuar masat në kufirin tokësor me Turqinë në verilindje për shkak të rrezikut të mundshëm nga eksodi afgan.

Bllokada greke është parashikuar të bëhet në lumin Evros me gardh metalik, forca të shtuara dhe kamera mbikqyrëse.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb