Një tjetër incident është shënuar sot në një qendër votimi. Bëhet fjalë për një rast në fshatin Vashmi, në Maliq.

Gazetarja Lorena Kodra raporti në një lidhje live për ‘News24’ se burrë e grua janë goditur me karrige. Një vëzhgues i PD-së ka goditur ciftin, simpatizantë të PS.

Ngjarja ka ndodhur në korridorin e qendrës së votimit. Çifti ka pësuar disa lëndime në trup. Në bashkinë e Maliqit pjesëmarrja e votuesve ka qenë e lartë, rreth 31.7%.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: