LAC- Një tjetër incident shënohet në përfundim të ndeshjes Mamurrasi-Tërbuni. Një lojtar i skuadrës së Tërbunit është goditur me shuplakë në dhomat e zhveshjes nga një futbollist i Mamurrasit.

 

Në njoftimin e saj polica lokale sqaroi se, “Më datë 29.11.2014, në ora 14.00-16.00, në qytetin e Laçit-Kurbin, është zhvilluar aktiviteti sportiv i ndeshjes së futbollit ndermjet ekipeve Mamurrasi-Tërbuni (Pukë). Pas mbarimit të ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, futbollisti i ekipit të Mamurrasit Endri Lala, vjeç 22, banues në Tiranë, ka goditur me shuplakë futbollistin e ekipit të Terbunit-Pukë, shtetasin S Lekaj, vjeç 25, banues në Shkodër. Nga ana e sherbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin është bërë shoqërimi i shtetasit E L dhe punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”

 

Kjo ngjarje e shëmtuar është regjistruar vetëm 6 ditë pas incidentintit në stadiumin ‘Elbasan Arena’ të Elbasanit, ku tifozët u përleshëm me njëri-tjetrin, madje shkulën edhe stolat e stadiumit.

 

(foto në lajm është arkiv)

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb