Pak orë para sfidës në “Champions League” tifozët e Shakhtar Donetsk dhe Feynord janë përplasur me njeri-tjetrin në qytetin e Kharkiv të Ukrainës. Tifozët vendas kanë pikasur në lokalin e qytetit disa mbështetës të skuadrës holandeze dhe më pas i kanë sulmuar.

Policia vendase raporton se ka arrestuar 52 persona pas sherrit masiv që përfshiu dy tifozëritë. Autoritetet gjithashtu deklarojnë se kanë gjetur xhama të thyer në ambientet e brendshme të lokalit të shkatërruar, ndaj dhe ka ndaluar 52 persona, duke i shoqëruar në rajon. Të gjithë të arrestuarit do të merren në pyetje, por sot nuk do të kenë mundësi të jenë në stadium për të parë ndeshjen.

Në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev, do të zhvillohet finalja e Champions League 2018, ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që ky shtet është pre e dhunës mes tifozerive. Një vit më parë, 10 të plagosur u shtruan në spitalin e Kievit, pas një përplasje me thika mes tifozëve vendës dhe atyre turq.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb