Një incident, fatmirësisht pa dëmtime të rënda ka ndodhur për Princin Harry, teksa ai u rrëzua nga kali në fushën e polos në Kaliforni, ku u kthye pas një vizite të shpejtë në Britani për jubileun e Platintë të Mbretëreshës Elizabeth II.

Sipas mediave Duka i Sussex-it mbeti i padëmtuar në incidentin e ndodhur në Santa Barbara Polo and Racquet Club, por rrëzimi i tij ishte një ogur i keq për skuadrën e tij, Los Padres që humbi ndeshjen 12-11 dje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Harry nuk u shfaq shumë i dëshpëruar nga rezultati. Ai u pa duke u shoqëruar me miqtë e tij, përfshirë nënkampionen amerikane Katharine McPhee dhe bashkëshortin e saj kompozitor David Foster, 72 vjeç dhe djalin e tyre të vogël Rennie.

Foster, i cili është vetëm një vit më i ri se Princi Charles, është përshkruar nga disa si një ‘figurë babai’ për Harryn, i cili aktualisht ka një marrëdhënie të tensionuar me Princin e Uellsit dhe vëllain e tij William, pasi ai dhe Meghan u larguan nga mbretëria dhe emigruan në SHBA.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: