Dita e djeshme, dhe kryesisht orët e mbrëmjes, kanë qenë mjaft të tensionuara në kryeqytet, pasi tifozë holandeze dhe italianë kanë shkaktuar incidente dhe përplasje me policinë.

Në mesin e tifozëve ka pasur disa shoqërime në polici, si dhe disa persona kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi janë lënduar lehtë.

Në një reagim për BalkanWeb, ambasada holandeze në Tiranë ka konfirmuar se 12 qytetarë nga Holanda janë ndaluar nga policia dhe ndodhen në komisariat.

Sakaq, 5 tifozë të tjerë janë lënduar letë dhe kanë marrë ndihmë mjekësorë e më pas kanë lënë spitalin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: