Preshevë- Kryetari i Këshillit Nacional për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Jonuz Musliu, në një intervistë për InfoBox të RTV Dukagjinit, ka folur për provokimet që po i bën shteti serb në Luginë të Preshevës. Ai mendon se të gjitha këto provokime janë të planifikuara dhe të nxitura nga zgjedhjet presidenciale që mbahen këtë vit në Serbi. Musliu fajëson edhe Rusinë që po tenton që të faktorizohet në Ballkan, përmes shteteve si Mali i Zi, Greqia, Maqedonia, e sidomos Serbia. Madje, sipas tij, pas zhvillimeve provokuese serbët kanë shtuar armatimin e rëndë në bazën, që gjendet jo më larg se 15 km larg kufirit me Kosovë. Musliu u ankua në dy qeveritë, atë të Kosovës dhe Shqipërisë, për mos angazhim të duhur karshi shqiptarëve të Luginës.

“Ditëve të fundit ka pas disa maune të cilat që kanë qenë me topa dhe që kanë qenë kanë ardhur nga Leskovci në drejtim të Bujanocit”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb