Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike raportoi të paktën 7 incidente kibernetike në vend të njoftuar nga operatorët vendas, institucione partnere apo palë të treta gjatë vitit të shkuar.

Këto incidente janë të natyrave të ndryshme dhe në disa raste bllokimi është bërë teksa kishte shfaqur komplikime në rrjetet e përfshira e në të tjera ndërhyrja është bërë para prekjes së infrastrukturave. Autoriteti raportoi se në përmbushje të detyrave funksionale, sektori i kontrollit gjatë vitit 2021, ka audituar operatorët e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit në lidhje me implementimin e masave minimale të sigurisë, teknike dhe organizative, nga këto operatorë, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe standardet ndërkombëtare.

Autoriteti pohon se tashmë ka nisur identifikimin e infrastrukturave të reja, kritike dhe të rëndësishme të informacionit ku sektori kontrollit ka nisur procesin e identifikimit të operatoreve potencial në sektorin e shëndetësisë dhe në sektorin e energjisë.

Në përmbushje të detyrave funksionale sektori i kontrollit gjatë vitit 2021, ka audituar gjithashtu Ofruesit e Kualifikuar të shërbimit të besuar (OSHB), që operojnë në Republikën e Shqipërisë në zbatim të kuadrit ligjor përkatës..

Gjatë vitit 2021, Sektori i Kontrolli ka mbikëqyrur veprimtarinë e OKSHB ALEAT në 82 zyrat e regjistrimit dhe shpërndarjes së certifikatave të kualifikuara në Republikën e Shqipërisë.

Të dhënat tregojnë se Aleat ka bërë të mundur që deri në fund të Dhjetorit 2021, të aktivizohen me këtë shërbim një total prej 2,679,869 letërnjoftime e-ID. Një total prej 90,314 Certifikatash janë revokuar deri në fund të muajit Dhjetor 2021, duke përfaqësuar rreth 12% të totalit të letërnjoftimeve ID të aktivizuara./Monitor/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb