Policia e Kosovës është pajisur me armë të gjata dhe të shkurtra të dorës të tipit “Sig Sauer”, markë e njohur amerikane dhe më i preferuara për shqiptarët në tregun kosovar.

Shpend Zenuni, Drejtor i përfaqësuesit të licencuar të armëve ‘Reload SHPK’, e ka konfirmuar për gazetametro.net se “rreth 200 armë të gjata nga kompania amerikane ‘Sig Sauer’ janë të kontraktuar nga Policia e Kosovës”.

Ndërsa, për armë të shkurtra të dorës, Policia e Kosovës ende preferon Glock’un, që e mban në shërbim qysh prej themelimit të saj.

“Policia i ka kontraktuar diku rreth 700 copë revole të tipit austriak Glock 17 dhe Glock 19”, ka konfirmuar Zenuni.

Sa i përket preferencës së kosovarëve, Zenuni thotë se tipi më i kërkuar i armës të shkurtër të dorës në tregun kosovar nga shqiptarët është pistoleta e prodhimit amerikan Sig Sauer, për shkak të cilësisë, precizitetit dhe mirëmbajtjes së lehtë të armës.
arme_amerikane

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb