Incidenti shënuar në burgun e Shutkës, ka pasuar me dorëheqjen e kreut të këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, Gjoko Kotevski.

“Unë jam njeri i përgjegjshëm dhe profesionist në shërbim dhe kur shërbimi do të dështojë është e logjikshme për arsye profesionale dhe morale të jepet dorëheqje. Nga hetimi i deritanishëm janë konfirmuar mangësi dhe mosrespektim i protokolleve standarde të sigurisë në shërbimin e sigurisë së burgut në Shkup. Përgjegjësinë për këtë e marrë unë“, tha Kotevski në një deklaratë për mediat para burgut.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kërkoi dorëheqjen e Kotevskit pas dy incidenteve në oborrin e burgut. Zaev e dënoi aktin ndërsa theksoi se kush është fajtor për incidentet duhet të mbajë përgjegjësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb