Ndeshja e javës së 32-të e Kategorisë Superiore mes Kukësit dhe Partizanit, në stadiumin “Kukës Arena”, e cila përfundoi me rezultatin 1-2 për të kuqtë, ka prodhuar skena dhune ku policia e Kukësit ka proceduar penalisht tre persona.

Tre djem të rinj, do të hetohen në gjendje të lirë nga policia e Kukësit pas veprimeve të dhunshme që ata dyshohet se kanë kryer pas ndeshjes Kukësi-Partizani.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar pas ndeshjes Kukësi-Partizani, të zhvilluar më datë 03.05.2022, në stadiumin “Kukës Arena”, bënë identifikimin dhe proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, shtetasit: A. R., 33 vjeç, M. M., 21 vjeç, banues në Kukës dhe A. D., 29 vjeç, banues në Durrës”, tha policia.

Ndërsa mësohet se po hetohet për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë.

NJOFTIMI I PLOTË –

“Njoftimi nga Policia Kukës

Ushtruan veprime të dhunshme pas ndeshjes Kukësi-Partizani, procedohen penalisht 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar pas ndeshjes Kukësi-Partizani, të zhvilluar më datë 03.05.2022, në stadiumin “Kukës Arena”, bënë identifikimin dhe proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, shtetasit:

R., 33 vjeç, M. M., 21 vjeç, banues në Kukës dhe A. D., 29 vjeç, banues në Durrës.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë që kanë ushtruar veprime të dhunshme pas aktivitetit sportiv.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb