Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim dhe ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka reaguar për incidentin që ndodhi dje në Pallatin e Kongreseve me kryeministrin Edi Rama, në ceremoninë e diplomimit të 1600 studentëve të mjekësisë.

Teksa ndërhyrjen e punonjësve të gardës e cilëson si të papranueshme, Kërpaçi thotë se dhuna që u ushtrua dje, ushtrohet përditë ndaj qytetarëve dhe familjeve shqiptare.

“Largimi i mjekëve është rezultat i keqqeverisjes së ER!
Largimi drejt Gjermanisë është kthyer në shpresën e vetme për të punuar në profesion me pagë të mirëpaguar e kushte në punë sepse politikat e qeverisë nuk japin mbështetje reale për profesionistët e shëndetësisë!
Dhuna e ushtruar dje, ndaj studentëve është shembulli i dhunës së përditshme që ushtrohet me rritjen e taksave dhe pengesat që kanë familjet shqiptare!
Dhuna, pengimi i të drejtës së fjalës është modeli i bashkëqeverisjes së Rilindjes!
I ka ardhur fundi! Askush nuk mund të na dhunojë e të na dëbojë nga shtëpia jonë!
Shqipëria është shtëpia jonë!”, shkruan Kërpaçi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb