TIRANE

Ditën e djeshme janë publikuar në Facebook-un e Klea Hutës disa foto erotike. Dhe siç ka bërë të ditur vetë moderatorja i kanë hakëruar rrjetin social. Personat që i vodhën faqen postuan disa foto dhe video pornografike.

Menjëherë pas këtij momenti ajo kërkoi ndihmën e të gjithëve për të rifituar sërish adresën e saj dhe tregoi se ndihej shumë keq. Ndërsa disa orë më vonë Klea ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’ se tashmë e ka rrimarë llogarinë.

“Miq dhe ndjekës, incidenti i sotëm ishte i shëmtuar dhe mjaft i ulët. Unë personalisht ndihem shumë keq nga kjo që ndodhi dhe u deshën 10 orë luftë, që të mund të kisha sërish akses në profilin tim. Deri tani besojmë që jemi në rregull. Shpresoj të kem mirëkuptimin tuaj”, ka shkruar Klea krah postimit të fundit në ‘Instastory’. Në këtë ditë të vështirë për të fansat i kanë treguar mbështetjen e tyre edhe në mesazhe të shumtë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb