TIRANË

Ministri kosovar i Mjedisit, Fatmir Matoshi ka sqaruar atë se çfarë ndodhi mes Kosovës dhe Serbisë në samitin për “Klimën në Ballkanin Perëndimor’, e cila po i zhvillon punimet në Tiranë. Ai tha se pala serbe dhe OKB-ja nuk e kanë pranuar Kosovën në tryezë me të drejta të plota, por sipas tij, protokolli që ka diktuar OKB caktonte se shteti i Kosovës duhet të ishte e përfaqësuar nga sigla e UNMIK-ut.

Ministri kosovar pohoi se në rast se flitet për samit klime në Ballkanin Perëndimor, nuk ka asnjë kuptim që shteti i Kosovës të jetë i përjashtuar nga ky event. Nga ana tjetër, ministri i Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi tha se e gjitha ajo që ndodhi në samit, kishte të bënte me protokollin që ka caktuar Organizata e Kombeve të Bashkuara.

“Ajo që ka ndodhur sot ka të bëjë me rregulla strikte të përcaktuara nga Kombet e Bashkuara, që Kosova të jetë e përfaqësuar nga sigla e UNMIK-ut, gjë e cila për Kosovën është e papranueshme dhe nuk do të ndodhë më. Ne e kemi shfrytëzuar këtë takim që të kërkojmë mbështetje nga donatorët e fuqishëm.  Ne do të vijojmë që në mënyrë bilaterale me donatorët të bisedojmë dhe të paraqesim projekte konkrete për mjedisin”, tha Matoshi.

Pjesë nga deklaratat e tyre:

Klosi:  Sa i takon aktiviteti është takim i organizuar nga OKB. Ne do të vijojmë diskutimet biletarelae me ministrat e tjerë të rajonit. Konferenca do të diskutojë për problematika që kanë të bëjnë me vendet e rajonit. Grupet tona po vijojnë diskutimin. Kosova e ka grupin dhe përfaqësuesit e saj. Mendoj se për post debatit, që ju keni qejf gjithmonë të ndiqni. Kishim një dakordësi edhe me OKB dhe Serbinë, ajo që nuk u pranua ishte prezenca e Kosovës me të drejta të plota si folës.

Matoshi: Nuk kam biseduar me palën serbe. Jemi këtu që dje dhe jemi prit shumë mirë. Ka qenë takim ministrash dhe darkë e përbashkët dhe kemi biseduar se problemet duhet të zgjidhen së bashku. Në rast se flasim për Ballkanin, aty duhet të jetë edhe Kosova.

Klosi: Ne jemi në takime të vazhdueshme. Më tepër se problem rajonal, nuk ka probleme tjera për pos atyre protokollare.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb