Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri i ftuar sot në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24 sqaroi sërish sherrin me Damian Gjiknurin në Kuvend, kur u kaluan ndryshimet Kushtetuese të Kodit Zgjedhor, dhe paralamëroi një padi për të. Valteri tha se do t’i drejtohet SPAK për dhjetë raste abuzimesh me tendera, dhe një prej tyre ishte edhe Gjiknuri.

Ndërsa në studio u transmetua sherri, ai tha: “Këto janë sekuenca jo të këndshme, nuk është hera e parë që ndodhin përplasje të tilla. Ne në 1 vit e gjysmë jemi përpjekur që t’ju japim shqiptarëve një sistem tjetër zgjedhor por PS me Gjiknurin kanë bërë marrëveshje me opozitën parlamentare. Akuzoja zotin Gjiknuri se bashkëpunonte me opozitën parlamentare dhe ndodhi një telefonatë pasi mbarova fjalën unë. “Nuk më njihni mua”, “po më nënvlerësoni”, “mos u merrni me mua personalisht”, këto më tha që dola jashtë”.

Ai e mohoi?
Valteri: Ai mund ta mohojë, por nuk kisha pse dilja, aty e kam pasur, s’kisha pse merresha me të.

Nëse nuk do ndërhynin kolegët çfarë mund të ndodhte?
Valteri: Jo, asgjë s’do ndodhte, do vetëpërmbahesha.

Pse nuk i faktoni në prokuoroi akuzat për të?
Valteri: Jemi duke u marrë me këtë proces, ne kemi çuar 4 dosje zyrtarësh në SPAK, po mbledhim informacione si deputetë të opozitës. Deri në dhjetor do finalizohen dhe 10 dosje të tjera të qeverisë Rama që mendojmë se kanë abuzuar me tendera, një nga ta është edhe zotëria në fjalë kur ishte ministër Energjetike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb