Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas nisjes së hetimit nga FIFA për shfaqjen e një flamuri që e përfshinte Kosovën si pjesë të vendit të tyre në dhomën e zhveshjes së ekipit serb para ndeshjes me Brazilin.

Berisha shprehet se dënon këtë akt primitiv të ekipit serbomadh të Beogradit dhe kërkon përjashtimin e tyre urgjent nga kampionati

“Shpërthim racizmi antishqiptar i ekipit të ultranacionalist serb në Katar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt primitiv të ekipit serbomadh të Beogradit dhe kërkoj përjashtimin e tyre urgjent nga kampionati. Dënoj heshtjen e turpshme të vasalit të Aleksander Vuçiçit, Edi Rama”, shkruan Berisha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

FIFA hapi procedurat kundër Federatës së Futbollit të Serbisë pasi një flamur, që e përfshinte Kosovën si pjesë të vendit të tyre, dyshohet se ishte varur në dhomën e zhveshjes së ekipit serb, ndërsa ekipi përgatitej për ndeshjen me Brazilin, tha organi qeverisës i futbollit të shtunën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb