Një incident krejtësisht i panevojshëm mban pezull spektaklin në tribunat e “Selman Stërmasit”. Derbi i kryeqytetit rrezikon shumë të jetë një sfidë vetëm me një ngjyrë, atë bardheblu, pasi të kuqtë janë gjithë sy e veshë nga Komisioni i Disiplinës, i cili pritet të marrë një vendim pas atij episodi që ndodhi gjatë ndeshjes Partizani-Flamurtari.

Invadimi i fushës nga disa tifozë të Partizanit, ku shënjestër e tyre ishte fotografi i klubit vlonjat, mund të këtë shumë pasoja për ekipin e Gegës. Federata Shqiptare e Futbollit si rrallë herë reagoi me anë të një deklarate për mediat, ku kërkon zbardhjen e këtij incidenti që dëmton dhe cenon imazhin e futbollit shqiptar.

Fshf Reagimi
Fshf Reagimi

Nga ky reagim kuptohet qartë se Federata nuk do të mjaftohet vetëm me gjobë këtë herë por të kuqtë rrezikojnë shumë. E vetmja shpresë që derbi i tretë sezonal të luhet më dy tifozeritë prezente është dënimi i Partizanit me zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë si pritës, një “kleçkë” që mund sjell tifozerinë e kuqe në stadium.

Sigurisht që trepikëshi kundër Flamurtarit i jep qetësinë e duhur Partizanit për të përgatitur si duhet këtë takim në aspektin taktik por vendimi i Disiplinës shqetëson po aq sa mos prezenca e Lorenc Trashit. Tirana vjen në këtë derbi në kushte optimale, si organizatorë i duhet shumë punë për të përgatitur si duhet këtë sfidë, pasi ndryshe nga çdo takim tjetër, derbi ka një specifikë të veçantë, kërkohen mase sigurie ekstra për të shmangur çdo incident që mund të dëmtojë klubin për pjesën e mbetur të sezonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb