Unioni i Gazetarëve ka reaguar pas incidentit të ndodhur mesditën e sotme në zonën e “Varrit të Bamit” në Tiranë, ku grupi i xhirimit të “News 24”, është sulmuar nga policia.

Përmes deklaratës, Unioni i Gazetarëve ka dënuar ashpër aktin dhunues dhe brutalitetin policor të demonstruar ndaj gazetarit dhe trupës së “News 24” në tërësi.

Ata kërkojnë vënien përpara përgjegjësisë së punonjësve të policisë së përfshirë në këtë ngjarje.

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Imazhi i sjelljes policore i fiksuar nga kamera e televizionit “Neës 24” me reporterin Ergys Gjençaj, në mesditen e dates 27 Korrik 2021, ndërsa po raportonte live nje operacion policie ne vendin e quajtur Varri i Bamit, në Tiranë, perben nje incident të rende. Eshte akt i paster i nje dhunimi fizik mbi reporterin dhe arrogance policore. Ketij episodi i eshte shtuar edhe shoqerimi per gati nje ore i reporterit Gjençaj.

Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon ashper kete akt dhunues dhe brutalitetin policor te demonstruar ndaj reporterit dhe kerkon venien para pergjegjesise se punonjesve me uniforme policie, te cilet jane aktore te kesaj dhune dhe arrogance mbi gazetarin ne detyre.

Me heret UGSH ka reaguar ndaj rasteve te perseritura te cenimit fizik te reportereve ne detyre si dhe per nje sjellje agresive dhe arrogante te punonjesve te policise se shtetit ndaj tyre. Aksioni policor te cilin reporteri dhe koleget e tij e raportonin, pamvaresisht nga risqet qe mbartte, nuk e justifikon sjelljen agresive dhe dhunen fizike mbi reporterin.

UGSH u ben thirrje autoriteteve policore në vend të reflektojne me urgjence ndaj incidenteve të tilla, të ushtrojne autoritetin e tyre per respektimin e integritetit dhe prezences profesionale te gazetareve ne terren dhe ne mjedisin e tyre raportues. Episode te tilla te njohura si ne Lezhe, ne Fier, Tirane,. etj., jane raste deshmuese pse ne raportet e fundit nderkombetare per lirine e medias dhe te gazetarit, vendi yne njeh renie ne nivelet e indeksimit dhe shenjohet per probleme serioze .

Zyra e Informimit

Unioni i Gazetareve Shqiptare


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb