UKRAINE– Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka mbledhur kabinetin e luftës, pasi forcat ruse sulmuan anijet ukrainase në Detin e Zi, ku mbetën të lënduar disa anëtarë të ekuipazhit.

Zyrtarët ukrainas, nëpërmjet një deklarate kanë akuzuar Rusinë për veprime agresive dhe ilegale duke  thënë se anijet ruse të rojeve kufitare kishin provuar t’i ndalonin anijet ukrainase duke i sulmuar ato.
Ndërsa Shërbimi i Sigurisë së Rusisë (FSB) ka akuzuar Ukrainën për shkelje të ligjit ndërkombëtarë, duke thënë se së shpejti do t’i bëj publike disa prova të “pakundërshtueshme”, shkruan Euronews.

Tensionet e thelluara midis dy vendeve kanë detyruar Bashkimin Europian që të ndërhyjë, duke iu bërë thirrje Kievit dhe Moskës që të “veprojnë në mënyrë të matur për të minimizuar tensionet” në Detin e Zi.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb