Ministri estonez i Mbrojtjes urdhëroi ndërprerjen e të gjitha ushtrimeve ushtarake ajrore të NATO-s në territorin e shtetit deri në përfundimin e hetimit të raketës së hedhur nga aeroplani spanjoll gjatë manovrimit.

Ministri estonez i Mbrojtjes tha se raketa e shkrepur ajër-ajër nuk është gjetur, por që mund të ketë rënë në rezervatin e largët natyror të Jogevit, ose vetëshkatërrimi i saj u aktivizua në ajër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: