Detaje nga incidenti në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare Tiranë, ku protagonistë u bënë një paciente 80-vjeçare dhe një punonjës shëndetësor.

Gazetari Igli Çelmeta duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor, raportoi për “BalkanWeb” se barela ku ndodhej pacientja 80-vjeçare është zënë nga ashensori. (Foto ilustruese)

Në momentin që punonjësi shëndetësor po fuste me barelë brenda në ashensor 80-vjeçaren, dera është mbyllur duke zënë barelën. Punonjësi shëndetësor ka arritur të mbajë me forcë derën e ashensorit dhe ka larguar pacienten nga barela që të mos dëmtohej. Më pas kanë ngecur të dy në pjesën e brenda ashensorit, ndërsa barela është shtypur nga dera e ashensorit.

Sapo është kërkuar ndihmë dhe është vënë re incidenti kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të hapur ashensorin dhe nxjerrë dy personat që kanë pësuar disa dëmtime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: