Derbi Tirana-Partizani prodhojë shumë tension, incidente në fushë, incidente në tribuna, një situatë e cila zbehu jo pak bukurinë e një prej ndeshjeve më të rëndësishme dhe më të bukura të këtij kampionati. Një moment aspak e këndshme ndodhi edhe pas golit të shënuar nga Xhevahir Sukaj në minutën e 22-të.


Tifozët e kuq festuan si të “çmendur”, por ka mjaftuar një flakadan i hedhur në fushë prej tyre dhe më pas me drejtorin e stadiumit “Selman Stermasi” që i kthen sërish tifozëve që situata të dalë nga kontrolli. U deshën disa minuta që derbi të rifillonte sërish, ndërsa drejtori i stadiumit u shoqërua nga forcat e rendit.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb