Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës ka folur për incidentin në Kavajë kur Andi Lila gjatë një interviste për News24 e kanë detyruar të largohet nga fusha.

Rama thotë se për incidentin është interesuar tek Policia dhe më pas ka telefonuar kryebashkiakun e Kavajës,  Redjan Krali.

Kryeministri i uron mbarësi dhe rrugë të mbarë në karrierën politike me opozitën, teksa e këshillon që mos bëjë autogol që ditën e parë.

Madje ai e paralajmëron se ish-futbollisti do kujtojë fitoret me kombëtaren shqiptare pasi me PD duhet të presë.

 

”Unë nuk gjobis asnjeri, dhe kjo është çudi e madhe. Është Policia që ka detyrën. Policia e Shtetit ju kujtoj se mbase keni harruar ka meritën që ka disiplinuar ministrat e këtij shteti. Edhe deputetët. Kur ne kemi ardhur në qeevri. Se disa ministra kanë marrë gjoba, makina eskorta. Jo pak deputetë. Dhe parkimi i makinave para parlamentit, që bëheshin si raqi raqi rikiko praktikisht mbaroi.

Nëse gjobisin ministra  e deputetë, nuk shoh të ketë akt politik kur u gjobit Kryeamdhi e Kastriot Islami.

Është çudi e madhe, mirë Islami ka të drejtë të bëjë siç është mësuar të persekutorin politik se nuk ka qenë asnjëherë në jetë. Unë s’kam asnjë sekondë të humb me Islamin.

Jam i interesuar, të dëgjoj Bashën për persekuptim të Andi Lilës. Do i jepja një këshillë Lilës, urime dhe rrugë të mbarë në karrierë, por kujdes mos bësh autogol që ditën e parë se ke qenë futbollist i nderuar, tjetër futbolli që luhet me këmbë dhe tjetër deputeti.

E kam dëgjuar këtë gjë. Në radhë të parë jam interesuar se ç’punë ka Policia me këtë punë, më kanë thënë është Policia Bashkiake.

Redjan Krali më ka thënë se drejtori sportiv i tha që të largohet kur të mbarosh punë. S’ka të bëjë me mua, me qeverinë, për të persekutuar ndonjë. Prandaj them Andi të ketë mbarësi në opozitë për të fituar, do kujtojë fitoret e kombëtares, por me PD duhet të presë për një kohë të gjatë. Por zmadhimi i këtyre ngjarjeve krejt sporadike dhe krejt të parëndësishme, dhe kthimi në evenimente politike nuk është i denjë për një personalitet të ekipit kombëtar.

Në rast se s’ka pasur këtë qëllim, nuk duhet ta lejonet kryetarin e PD që të lejonte këtu.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb