Pas përplasjes fizike që u regjistrua sot në një lokal në Labinot të Elbasanit, ku protagonist të sherrit janë bërë kandidati për deputeti i PD-së, Luçiano Boçi dhe biznesmeni Gjergj Luca, ka reaguar ky i fundit.

Biznesmeni Luca nuk i ka kursyer akuzat për Boçin, ndërsa e ka cilësuar atë një politikan rrugaç.

Sipas Lucës, ka qenë Boçi ai që ka provokuar sherrin, që degjeneroi në ushtrimin e dhunës. “Luçiano Boçi është politikan rrugaç. Ai më shau dhe më provokoi”, tha Luca.

Si kandidati për deputet dhe biznesmeni kanë bërë denoncimet e tyre në Prokurori për ngjarjen.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb