TIRANË- Deputeti Erion Braçe thekson se grupet kriminale në Lazarat janë shqetësuese. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 Braçe theksoi se situata në Lazarat është pasojë e vonesës pafund të prokurorisë dhe drejtësisë.

“Po ti referohesh të gjitha përplasjeve të policisë me bandat kriminale në Lazarat nuk ka një jetë të vetme të humbur nga bantam kriminale. Nuk ka ndodhur në një kohë kur ka qeverisur tjetër kush sepse nuk ka pasur veprim të shtetit ligjor mbi Lazaratin në kohë të ndryshme. Përpjekja e një viti më parë mesa duket nuk ka shkuar deri në fund. Ka bërë shumicën e punës por për shkak se drejtësia është vonuar pa fund prokuroria është vonuar pa fund. Vonesa e veprimit të organizuar e gjithë sistemit të drejtësisë jep pasojat e veta.”- u shpreh Braçe.

Më tej ai theksoi se nuk do ketë sukses ndaj krimit të narkotrafikut nëse nuk sekuestrohen pasuritë e personave të përfshirë në të. “Nuk duhet të ketë sukses ndaj krimit të narkotrafikut nëse nuk do sekuestrohet deri në qindarkën e fundit pasuria e këtyre njerëzve. Nëse nuk ju sekuestrohen nga paratë deri tek pronat dhe gomat e makinave. Paratë i bëjnë këta njerëz trima për të sulmuar policinë e shtetit. Duhet një veprim më i koordinuar i gjitha institucioneve ligjzbatuese të shtetit.

Grupet kriminale në Lazarat kane qenë të lidhura me narkotikët. Askush nuk ka prova që këta nuk janë marrë me droga të tjera të forta. Askush nuk mund ta thotë që e gjithë droga në Lazarat është asgjësuar. Mund të jetë fshehur.”- theksoi Braçe.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: