Kompania që menaxhon Aeroportin e Shkupit, TAV ka reaguar për incidentin e regjistruar me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Në reagim, TAV Maqedonia shprehet se siguria e pasagjerëve nuk është rrezikuar dhe se veprimet që kanë ndërmarrë janë në përputhje me ligjet në fuqi.

Në njoftim thuhet se sipas legjislacionit në fuqi, ata e kanë për detyrim që të kryejnë kontrolle për të gjithë pasagjerët. Më tej, thuhet se edhe pasagjerët që udhëtojnë në pjesën VIP, janë subjekt kontrollesh.

“TAV Maqedonia informon se në pajtim me Ligjin për Aviacionin dhe rregulloren ligjore ndërkombëtare lidhur me sigurinë e aviacionit civil … operatori i aeroportit e ka detyrim ligjor të kryejë kontroll sigurie të të gjithë pasagjerëve, bagazheve dhe mallrave”, thuhet në reagim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb