Komentatori i njohur futbollit, Dritan Shakohoxha i ftuar në emisionin “Top Story”, ka dalë kundër tifozëve kuqezi për gjestin e bërë në ndeshjen e Shqipërisë kundër Italisë në stadiumin “Renzo Barbera” të Palermos. Shakohoxha ka kritikuar tifozët të cilët shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta për shkak të fishekzjarreve të hedhura në fushën e lojës.
“Tifozët bënë gabim në Palermo dhe mbrohen me një fjali idiote: E kishim me federatën. Si t’i themi atyre që vetëm ndjekin një ndeshje se kush është federata, hajde shpjegoja atyre që janë vetëm tifozë e nuk e dinë ç’është federata. Tifozët po përdorin modelin e Jugosllavisë siç bën Kroacia, Serbia apo edhe Bosnja”, ka thënë Shakohoxha.
“Tifozët duan të bëhen më të rëndësishëm se Kombëtarja, por kjo nuk duhet të ndodhë”, shtoi më tej Shakohoxha.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb